Lajme

Armend Zemaj me mesazh nga Gjermania: Sot dhe nesër, të pandalshëm deri në rikthimin e madh të LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 03 Shtator 2023

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, po qëndron në Gjermani ku ka njoftuar se është mbajtur atje takim me Kryesinë e partisë atje.

Ai ka thënë se LDK në Gjermani ka kontribut të veçantë dhe historik në angazhimet për liri e pavarësi, dhe se bashkë me degët tjera në mërgatë do të dalim më të fuqishëm nga procesi i ri zgjedhor.

“Sot dhe nesër, të pandalshëm deri në rikthimin e madh të LDK-së, e rrjedhimisht edhe rikthimin e Kosovës në rrugën e saj origjinale – rrugën properëndimore”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Postimi i tij:

Takim pune me Kryesinë e LDK-së në Gjermani.

LDK në Gjermani ka kontribut të veçantë dhe historik në anagazhimet për liri e pavaraësi.

Bashkë me degët tjera të LDK-së në mërgatë do të dalim më të fuqishëm nga ky proces i ri zgjedhor.

Sot dhe nesër, të pandalshëm deri në rikthimin e madh të LDK-së, e rrjedhimisht edhe rikthimin e Kosovës në rrugën e saj origjinale – rrugën properëndimore.

Faleminderit për pritjen dhe punën e përbashkët!

Zgjedhjet e LDK-së janë festë edhe në Mërgatë!

Mërgata dhe LDK janë një!

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy