Lajme

Albin Kurti uron për vitin e ri shkollor

Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 01 September 2023

Kryeministrin i vendit, Albin Kurti, ka uruar të gjithë nxënësit, mësimdhënësit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kurti, në veçanti uroi të gjithë nxënësit që për herë të parë ulen në bankat shkollore, për të cilët tha se sot fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre por edhe të shtetit të Kosovës.

“Për të përmbushur obligimin tonë për të siguruar tekstet shkollore, këtë vit kemi zgjedhur një rrugë të re. Po ashtu, si asnjë vit më parë, përveç teksteve shkollore po ndajmë edhe mjete shtesë për materiale shkollore të nevojshme për nxënësit tanë”.

-Advertisement-

“Arsimi dual për këtë vit shkollor po zgjerohet në gjithsej 12 profile të ndryshme, në 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna, duke ndërtuar kështu urën ndërmjet arsimit dhe ekonomisë, diplomës së shkollës dhe vendit të punës”, tha Kurti.

Tutje, ai tha se me punë e përkushtim do të realizohet misioni i qeverisë së tij për një arsim cilësor, që edukon, shkollon dhe përgatit për përmbushjen e ëndrrave, synimeve dhe potencialit të rinisë së Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera