Lajme

Reagon deputeti i VV-së: Çështja e vizave është e mbyllur, nga 1 janari lëvizim lirshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:04 | 31 August 2023

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka paralajmëruar se Parisi dhe Berlini zyrtar mund të “rishikojnë politikën e vizave” nëse Kosova dhe Serbia s’do të veprojë me përgjegjësi karshi kërkesave ndërkombëtare për dialogun dhe veriun.

Lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputeti i VV-së.

Deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka thënë se çështja e vizave është e mbyllur.

-Advertisement-

Ai tha se qytetarët nga 1 janari nuk do të kenë nevojë për viza.

“Çështja e vizave është çështje tanimë e mbyllur. Nga 1 janari qytetarët nuk do të kenë nevojë për viza që të lëvizin drejt BE-së”.

Në lidhje me paralajmërimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron për pezullim të vizave për Kosovën nëse “nuk merr përgjegjësi” në lidhje me zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi ka reaguar sot edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas presidentes, vizat janë si rezultat që Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret, nuk i janë dhënë dhuratë.

“Do të thoja që do të ishte mënyra më efektive për të vrarë dialogun një herë e përgjithmonë, nëse nuk dëshiron të ketë asnjëherë dialog merr masa të tilla, nuk janë masa ndëshkuese ndonjë lideri ose ndonjë politike, por ndaj një populli të Kosovës”, tha presidentja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera