Molliqaj reagon pas vdekjes së një punëtori të ndërtimit: Qeveria ndan kacidhe për t’u bërë pastor i tyre
Autori: Gazeta inFokus
15:00 | 26 Gusht 2023
Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka reaguar pas vdekjes së një punëtori të ndërtimit.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka kritikuar Qeverinë, për të cilën thotë se kur ndan mjete për ta, e bën për “t’u bërë pastor i tyre”, e jo për t’i fuqizuar.
“Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës. “ – ka shkruar tutje ai.
Në fund, Molliqaj ka pyetur nëse punëtori që vdiq ka qenë i siguruar.
Postimi i plotë:
Vdesin, shfrytëzohen, injorohen, poshtërohen. Kur Qeveria ndan një kacidhe, sikur filantropët, e bën për t’u bërë pastor i tyre, jo për t’i fuqizuar si shtresë shoqërore.
Edhe një punëtor i ndërtimit ka humbur jetën sot. Kullat shumëkatëshe janë më shumë sesa objekte që ngjiten qiellit. Ato gërmojnë varre nën tokë. Asgjë, një dëm kolateral ky me gjuhen e ekonomisë së suksesit.
Kush mendon për punëtorin sot? Sindikata do të duhej. Një Qeveri e majtë mbase…Veprimet sindikale ndërkohë po bëhen vepër e dënueshme. Para ca ditësh punëtorëve në Trepçë iu reduktua paga për shkak të grevës.
A ka qenë i siguruar punëtori që vdiq? Cila ka qenë mbrojtja dhe siguria në punë? Sa herë e ka vizituar inspektorati këtë vendpunishte? Për të gjitha këto, rezistenca është përgjigje.

T� tjera
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...


































