Escobar: Në Ballkan, SHBA zgjedh për partnerë ata që janë të përkushtuar ndaj BE-së e NATO-s
Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 26 Gusht 2023
Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara zgjedhin për partnerë në Ballkan shtetet të cilat tregojnë përkushtimin ndaj NATO-së, Bashkimit Evropian dhe ata që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit.
Në një intervistë për një medium në Maqedoninë e Veriut, Escobar ka treguar “llojin” e partnerëve me të cilët, SHBA duan të bashkëpunojnë.
“Sa i përket kreut të opozitës, ajo që dua të shtoj gjithashtu është se unë nuk kam ardhur për t’i thënë se çfarë të bëjë dhe nuk kam ardhur këtu për t’i diktuar kushte. Por doja ta bëja të qartë se SHBA-ja zgjedh si partnerë në Ballkan ata që e afrojnë rajonin me Evropën, ata që tregojnë përkushtimin e tyre ndaj NATO-s dhe që vazhdojnë luftën kundër korrupsionit. Kjo është pritshmëria jonë. Ajo që po ndodh tani, me mundësitë që janë paraqitur, për avancimin e statusit kandidat të Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian, është pjesë e këtij procesi. Unë nuk po kërkoj që njerëzit të mbështesin Qeverinë. Unë i kërkoj popullit – ju lutemi punoni me ne, për të mbështetur rrugën evropiane. Sepse do të na sjellë dobi edhe neve”, ka thënë Escobar.
Gjersa flet për vizitën e tij në Maqedoni, ky i fundit u deklarua edhe rreth rolit të Maqedonisë në rrugëtimin e deritanishëm të dialogut Kosovë-Serbi.
“Dhe ka bërë shumë, kjo qeveri ka bërë shumë. Pra – po, unë gjithmonë kam një arsye për të qenë në Shkup, por duhet të them se pjesë e saj është se ne jemi shumë të kënaqur që procesi është i hapur. Sepse, si partner, Maqedonia e Veriut na ka ndihmuar për Afganistanin, për NATO-n, për Rusinë, për Ukrainën, madje na ka ndihmuar të krijojmë kushte për marrëveshjen historike për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e vlerësojmë partneritetin tuaj në NATO dhe kemi nevojë për ju. Amerika gjithashtu ka nevojë për ju në Bashkimin Europian. Të kesh një mik të tillë në një organizatë tjetër të rëndësishme, për ne një mundësi e tillë është shumë pozitive. Pra, po, jam i kënaqur që procesi është i hapur dhe jam i lumtur që jam këtu në këtë pikë.”, ka deklaruar Escobar.

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...































