Lajme

Pritjet në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë shkojnë deri në 2 orë

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 26 August 2023

Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova nëpërmes pikave kufitare në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë janë deri në dy orë.

Në këto dy pika kufitare, kolona është një kilometër, ndërsa pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, ku për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në një orë.

Nëpër të gjitha pikat e tjera kufitare, hyrje-daljet janë lehtë të kalueshme, ku pritjet më të gjata janë deri në 5 minuta, me përjashtim te Dheut të Bardhë, ku pritjet për të hyrë në Kosovë janë 20 minuta.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera