Lajme

Ambasadorja Jetmira Bërdynaj-Shala dorëzon letrat kredenciale tek Presidenti i Fixhit

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 23 August 2023

Ambasadorja e Kosovës, Jetmira Bërdynaj-Shala, ka dorëzuar  letrat kredenciale tek  Presidenti i Republikës së Fixhit, Ratu Wiliame Katonivere.

Katonivere ka konfirmuar marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Fixhit, ndërsa ka përcjellë edhe urime për presidenten, qeverinë dhe popullin e Kosovës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, nga Ambasada e Kosovës në Australi shihet se ambasadorja u takua edhe me Sekretarin e Përhershëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Fixhit, Dr. Lesikimacuata Korovavala.

-Advertisement-

Edhe ai riafirmoi qëndrimin e palëkundur të Fixhit ndaj marrdhënieve miqësore.

Ambasadorja Shala pas dorëzimit të letrave kredenciale ka vizituar Muzeun e Fixhit.
  

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera