Lajme

Von Der Leyen takon Kurtin në Athinë, i kërkon t’i kthehet dialogut dhe t’i zbatojë marrëveshjet me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 19:43 | 21 August 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Athinë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë takim, zyrtarja e lartë e BE-së i ka kërkuar Kurtit angazhim për de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

Po ashtu i ka kërkuar kreut të ekzekutivit kosovar që të riangazhohet në procesin e dialogut, si dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

”Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kuritn për  për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

Ursula von der Leyen deklaroi se ”është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së”.

Kurti është në vizitë në Athinë me ftesë të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera