Lajme

Pas vendimit për blerjen e teksteve shkollore – Lushtaku: Për të ardhur në këso konstatime duhet të jesh nën ndikimin e ekstazisë

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 21 August 2023

Deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku, ka reaguar pas vendimit të marrë nga MASHT-i për blerjen e teksteve shkollore, duke thënë se, për të ardhur në këso konstatime ose duhet të jesh nën ndikimin e ekstazisë, shkruan Gazeta Infokus.

Mergim Lushtaku përmes një postimi në “Facebook”, ka reaguar për vendimin e MASHT-it për blerjen e teksteve shkollore, duke u shprehur se, “Nuk kanë buxhet për t’i pajisur nxënësit me tekste shkollore, por kanë buxhet që t’i rimbursojnë prindërit për të njejtat tekste shkollore”.

Ai ka shtuar se “Për të ardhur në këso konstatime ose duhet të jesh nën ndikimin e ekstazisë ose edhe negocimin për blerjen e teksteve shkollore e ka udhëhequr kuzhinieri i Albinit”, theksoi Lushtaku në rrjetin social.Postimi i plotë:

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera