Lajme

Qeveria humb betejën në gjyq kundër pushtetit të Përparim Ramës

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 21 August 2023

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës është i sigurt.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të kryeqytetit do t’i takojë atyre pas një beteje të gjatë me opozitën, në të cilën është përfshirë edhe qeveri.

Të hënën, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka vërtetuar ligjshmërinë e emërimit të Pëllumb Bajqinovcit në krye të Asamblesë Komunale.

-Advertisement-

Kundër shkarkimit të ish-kryesuesit Fehmi Kupina dhe zëvendësimit të tij me Pëllumb Bajqinovcin, ishte ankuar në gjykatë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Qeveria e kishte kontestuar ligjshmërinë e seancës së mbajtur më 27 qershor. Kishte kërkuar vendosje të masës së sigurisë për mbledhjen dhe të gjitha vendimet e nxjerra nga e njëjta.

MAPL-ja pretendonte se Kuvendi i Komunës së Prishtinës ligjërisht ka kryesues dhe se ai është Fehmi Kupina, ish-anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i rreshtuar me opozitën kundër pushtetit të Përparim Ramës.

Por, vendimi i nxjerrë sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dhënë të drejtë Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe e ka hudhur poshtë si të palejuar ankesën e Ministrisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera