“Prokurori nuk e din matematikën”, Muja reagon për arrestimet: Me gjasë zyrtarët nuk janë dëgjuar fare – çka nëse malli vjen nesër ose pas një jave?
Autori: Gazeta inFokus
11:03 | 20 Gusht 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka reaguar për arrestimet për rezervat shtetërore dhe dosjen e prokurorisë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se MINT në fund të vitit 2021 kishte hapur dy tenderë për blerje të grurit dhe kishin dështuar pasi s’kishte pasur oferta. Më pas ai ka thënë se në shkurt-mars 2022 kishte panik për miell, pasi s’kishte në markete dhe qeveri ndau 10 milionë euro për blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore, ndërsa një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.
Ndërsa, sa i përket dosjes së prokurorisë, ai ka shkruar se nuk është e vërtetë që janë shkelur procedurat e prokurimit, ai që është kufizuar konkurrenca.
Muja po ashtu ka thënë se prokurori nuk e di matematikën kur thotë se është dëmtuar buxheti në vlerë prej 601 mijë euro.
Deputeti po ashtu ka thënë se dosja e prokurorit është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare dhe se zyrtarët janë arrestuar pa u dëgjuar fare.
“Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për te stërpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterur rezervat duke mbajtur ders?”, ka shkruar Muja.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Rezervat dhe Dosja e Prokurorisë
Rezerat shtetërore në kontekst kohor
1.1 MINT gjatë fundvitit 2021 kishte dy tenderë të hapur për blerje të grurit. Të dy procedurat dështuan në mungesë të ofertave. Asnjë kompani nuk ishte paraqitur pēr shkak se çmimi i kuotuar nga MINT ishte i ulët dhe kishte mungesë gruri për shkak se një nga prodhuesit kryesor (Ukraina) ishte në luftë.
1.2 Paniku i miellit – ndërmjet 1 shkurt-30 mars 2022 kishte vështirësi të gjendej miell në markete, në raste kishte edhe radhë të qytetarëve për furnizim.
1.3 Qeveria nê shkurt 2022 alokon 10 milionë euro pêr blerje të grurit dhe produkte tjera të rezervës shtetërore. Një lider i opozitës, ish-Ministër i Bujqësisë deklaron se Kosova kishte rezerva gruri vetëm për tri ditë.
Dosja dhe pretendimet e Prokurorisë
2.1 Êshtë shkelur procedura e prokurimit – nuk është e vërtetë. Procedura e hapur ishte aplikuar siç parashihet në nenin 20 të Ligjit për Rezervën Shtetërore por kishte dështuar. Departamenti, në rrethana tê dështimit të procedurës sê hapur dhe nevojës emergjente për grurë ka zgjedhur një metodë që sanksionohet në nenin 3 të Ligjit për Prokurim Publik – kontratë me negocim direkt për mallëra që klasifikohen si sekrete shtetërore. Çfarë do bënte Kosova në një kontekst kur mielli ishte në mungesë e çmimi i vajit po shkonte në qiell? Të pres me muaj të tërë kur çmimet në berzë ngriteshin nga dita në ditë?
2.2 Ështê kufizuar konkurrenca – nuk është e vërtetë. Tregu i grurit pothuajse nuk ekzistonte për shkak se shumica e shteteve kishin ndaluar eksportin. Turqia si burim i grurit ishte me vend. Nuk kishte tjera në atë kohë. Edhe vendi i preferuar i tregtarëve tanë (Serbia) kishte ndaluar eksportin. Shqipëria kishte aplikuar metodē tē hapur por kishte dështuar në furnizim.
2.3 Është dëmtuar buxheti për 601,000 euro – ose po mungon një shpjegim shtesë ose Prokurori nuk e din matematikën elementare. Do të duhej të ishte 301,384 euro jo 601,000 euro. Në dosje thuhet se 276,000 euro vaj/sheqer ende nuk ka ardhur dhe mungojnë 52.5 tonë ( 25,383 mijë euro).
2.4 Çmimi i negociuar i grurit dhe vajit – është brenda margjinēs së çmimeve në berzë gjatē mars 2022 (460-500 për ton). Çmimi i negociuar në kontratën e MINT ka qenë 484 euro për ton. Në rast se në çmim është përfshirë edhe transporti, mund të jetë kontratë shumë e favorshme për atë kohë. Çmimi i vajit të negociuar ishte afërsisht 1.1 euro – më lirë se çmimi në tregun e Kosovës në atë kohë. Për rikujtim çmimi i vajit në Kosovë ato ditë kishte shkuar në 3.49 euro për litër.
III. Nuk kemi çështje me procedurën, as me çmimet e negociuara. As ky vet-inqizimi nuk është relevant – për mallëra sekrete shtetërore paguhet avans 100%. Dosja e Prokurorisë nuk specifikon afatet kohore se kur do të duhej të arrinte malli. Nuk specifikohet nëse kemi të bëjme me vonesë apo mungesë. Për vonesa aplikohen penalet. Në rast se firma nuk ka sjellur mallin sipas kontratës inicohet procedura e rikthimit të mjeteve – gjë që MINT e ka bërë. Është heret të konkludohet se është dëmtuar buxheti.
Është e rëndësishme të luftohet për çdo kokërr grurë që i takon qytetarëve. Për secilin pretendim të Prokurorit ka shpjegime alternative. Zyrtarët mund të kenë inicuar procedure të përshpejtuar jo për të shkelur ligjin por për të siguruar rezervat në mungesë të ofertave të mëhershme dhe nevojës për të siguruar miell. Kishte panikë furnizimi në atë kohë. Vetëm prokurorët dhe gjykatësit në Kosovë e kanë luksin e kohës. Çmimet e negociuara janë sipas tregut. Rrjedhimisht duhet përqëndruar tek firma që nuk ka liferuar mallin. Këtu është çështja.
Dosja e prokurorit është e shkoqitur nga konteksti dhe ka gabime elementare. Me gjasë zyrtarët janë arrestuar pa u dëgjuar fare. Çka nëse vjen malli nesër, pas një jave apo muaji? Motivi për tê stërrpikur apo ‘luftuar puritanizmin e VV’ nuk është vetëm i opozitës. A dëgjohen eksponentët e PLAN që kanë shitur tokat bujqësore (2 euro ari), kanë vjedhur subvencionet e grurit dhe kanë shterrur rezervat duke mbajtë ders?

T� tjera
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...

































