Haradinaj thirrje popullit: Ju që e doni Kosovën, binduni se shkarkimi i Kurtit është detyrë kombëtare
Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 18 August 2023
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka dalë me një reagim sërish ku thirr për shkarkimin e kryeministrit Kurti pas arrestimeve të sotme lidhur me aferën e rezervave shtetërore.
Ai thotë se Kurti po e lufton sistemin e drejtësisë së vendit e vet për “dosllarët” e krimit dhe mediat e vendit e vet që “po ia zbulojnë hajnitë”.
“Ç‘është ky kryeministër që e lufton sistemin e drejtësisë të shtetit të vet e i mbron “dosllarët” e krimit! Ç’është ky njeri që e sulmon median e shtetit ku vet është kryeministër, veç pse ato ia zbulojnë hajnitë e miqtë matrapazë! Ky njeri që vjedhjen e bukës së popullit, mundohet ta mbulojë me “borën e parvjeme”! Çka duhet të ndodhë tjetër që ju që keni votë, që keni za, që keni mendje e zemër dhe që e doni Kosovën, të bindeni se shkarkimi i këtij njeriu, sot është detyrë kombëtare!”, ka shkruar ai në Facebook.
Haradinaj për këtë rast ka reaguar edhe më herët ku tha se “thirrja e seancës së jashtëzakonshme për shkarkimin e qeverisë përmes mocionit të mosbesimit, është zgjidhja e vetme për të shpëtuar vendin dhe për t’i hapur rrugë qeverisë së unitetit kombëtar dhe zgjedhjeve të reja”.
Për aferën e rezervave shtetërore në MINT, sot policia ka arrestuar dy zyrtarë të kësaj ministrie dhe një afarist për veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe dhënien e ndihmës në kryerjen e kësaj vepre.
Të tjera
-
Krimi i Jeton Buqukut, pamje skandaloze të rrạhjes dhe presionit ndaj një personi për të dëshmuar
Biznesmeni nga Peja Jeton Buquku, pronar i fabrikës për përpunimin e mishit “...
-
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
Është lansuar aplikacioni më i ri i lojalitetit Kartela Plus, aplikacion mult...
-
“Pak a shumë e vërtetë”: Biseda ku Nagip Krasniqi ia konfirmon Dejona Mihalit përfshirjen e Martin Berishajt në dallavere me rrymë
Platforma ‘Signal’ që njihet si më vështirë e përgjueshme, ka qenë forma më e...
-
Kurti: “Hapësira ajrore e Serbisë mbetet e mbyllur për fluturime komerciale drejt apo nga Kosova”
Në sesionin e dytë të Samitit të Procesit të Berlinit rreth Agjendës së Gjelb...
-
Shala kërkon nga Apeli ta kthejë rastin në rigjykim ose të vendosë një dënim më të përshtatshëm
Pjetër Shala, përmes mbrojtjes së tij ka apeluar vendimin e Themelores së Spe...
-
Scholz në Samitin e Berlinit falënderon Kosovën për heqjen e masave ndaj mallrave serbe
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka falënderuar publikisht Kosovën për heqjen e ...
-
Liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshje të reja në Berlin
Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin...
-
Tahiri paralajmëron protestë me 28 nëntor: Sheshet do të mbushen me veteranë
Shefi i grupit parlametar të AAK-së, Besnik Tahiri ka paralajmëruar se më 28 ...
-
“Maqedonci do të mbahet mend si ministri që e la ushtrinë pa bukë”
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, tha se ministri i Mbrojt...
-
Lekaj: Kurti do t’i lë krejt institucionet e sigurisë edhe pa rroba dhe pa këpucë
Deputeti i AAK-së Pal Lekaj, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit tha se ...
-
Doughty: Të ruhemi nga ata që kërkojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor
Ministri i Shtetit i Mbretërisë së Bashkuar për Evropën, Amerikën e Veriut dh...
-
Votuesit jashtë Kosovës, aprovohen mbi 6 mijë kërkesa për regjistrim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më 13 tetor përmes platformës elektronike...