Lajme

Kryetari i Çairit ftohet në polici, kallëzime për himnin dhe flamurin

Autori: Gazeta inFokus 16:21 | 15 August 2023

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij 5 ditë pas vizitës së kryeministri të Kosovës, Albin Kurti.

Pas daljes nga biseda në polici Ganiu tha ndaj tij janë ngritur dy kallëzime kundërvajtëse: Njëra për mos-intonimin e himnit shtetëror dhe mos vendosjen e flamurit të Maqedonisë.

Ganiu tha se kallëzimet janë të ndikuara politikisht.

-Advertisement-

”Kanë vendosur që për momentin t’i kem dy dënime për kundërvajtje, kështu që arsyeja është vizita e kryeministrit Albin Kurti në Çair. Thirren në ligj për shkak se nuk është kënduar himni i Maqedonisë atë ditë aty, dhe që nuk ka pasur flamuj, do të thotë protokolli nuk e ka paraparë që të ketë flamuj, nuk ka pasur të Maqedonisë, por nuk ka pasur as të Kosovës”, tha Ganiu pasi doli nga stacioni policor./alsat.mk

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera