Lajme

Vrasja në Skenderaj, Çollaku: Elementi i mbulesës tregon se dorasi është përgatitur

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 10 August 2023

Në mesnatën e të mërkurës, një incident i armatosur ka ndodhur në fshatin Runik të Skenderajt, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën.

I ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës, njohësi i fushës së sigurisë, Fatmir Çollaku, ka thënë se elementi i mbulesës tregon se dorasi është përgatitur për kryerje të veprës.

“Personi që ka ardhur i maskuar me një pjesë të gardërobës ushtarake dhe sidomos konstatimi i dëshmitarit se nuk ka pasur fokus, por ka shtënë pa ndonjë përqendrim në cak, mund të supozojmë se personi ka qenë krejtësisht jashtë arsyes, ka mundur me qenë i mllefosur apo në ndonjë konflikt paraprak që ka qenë aty prezent dhe ai ka ardhur që të shfryjë mllefin e tij të madh”, ka thënë Çollaku.

-Advertisement-

Tutje, ai ka shtuar se vrasja në Runik ka qenë qërim të hesapesh në mes të dy personave.

“Elementi i maskës, elementi i mbulesës së identitetit të tij tregon në këtë rast se ai është parapërgatitur dhe elementi i uniformës ushtarake janë dy elemente që për mua tregojnë në kuptimin e asaj të përgatitjes për qërim hesapesh apo të shfryrjes së mllefit të skajshëm”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera