Lajme

Ngjarja e rëndë në Skenderaj, QKUK deklarohet për tre të lënduarit

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 10 August 2023

Tre personat e lënduar me armë zjarri sot në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Runik të Skenderajt aktualisht janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).
Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlindja Qyqalla për Telegrafin tha se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë ndërsa dy tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.

“Nga Qendra Emergjente e QKUK-së jemi njoftuar që tre presona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, të lënduar me armë zjarri. Sipas ekipit mjekësor, aktualisht, njëri nga të lënduarit është në gjendje pak më të rënduar, ndërsa dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Qyqalla.
Ndryshe, njëri nga të plagosurit 32 vjeçar (1991) pasi është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik, ku pas lëndimeve të rënda i është amputuar një pjesë e këmbës.
Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur shefi i Intensives, Shaqir Uka i cili tha se pacienti kishte lëndime të rënda në këmbën e tij të djathtë.

Uka po ashtu tha se pas intervenimit kirurgjik pacienti është sjellë në Mjekimin Intensiv për të marr tretman mjekësor.

-Advertisement-

“Një i lënduar nga arma e zjarrit është sjellë nga Spitali i Mitrovicës në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Pas ekzaminimeve është vërejt që ka indikacion për intervenim kirurgjik. Lëndimi ka qenë në anën e djathtë, një lëndim në regjionin e nën-gjurit. Lëndim shumë i madh i kockave, i muskujve dhe fatkeqësisht e ka humbur atë pjesë të këmbës. Është amputuar. Pas intervenimit kirurgjik pacienti është sjellë në mjekimin intensiv ku vazhdon që të marr tretman mjekësorë.
Ndërkaq, i lënduari tjetër është dërguar në Klinikën e Ortopedisë ku ka marrë lëndime në thembër.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Gani Jashanica, i cili tha se pacienti është në gjendje stabile dhe duke marrë trajtim mjekësorë.

“Pacienti ka lëndime në thembër, dhe është në gjendje stabile”, ka thënë Jashanica.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera