Raci: Nuk dihet çfarë marrëveshje ka mes BE-së e Serbisë për zgjedhjet në veri
Autori: Gazeta inFokus
19:30 | 09 August 2023
Analisti Gazmir Raci, thotë se ende nuk dihet se çka përmban marrëveshja e Bashkimit Evropian me Serbinë për zgjedhjet në komunat veriore.
Raci, i ftuar në Info Magazine në Klan Kosova, thotë se qeveria nuk ka refuzuar shkuarjen në zgjedhje, por që këto sipas tij, të bëhen sipas legjislacionit në fuqi të Kosovës.
“Qeveria nuk ka refuzuar shkuarjen në zgjedhjet e parakohshmen, por ka insistuar që për të shkuar në këto zgjedhje të parakohshme duhet të jetë e bazuar në legjislacionin në fuqi të Kosovës”.
“Mundësia më reali që të shkohet përmes një peticioni që 20 për qind të trupës elektorale të komunave mund të kërkojnë përmes nënshkrimeve, nga presidentja, komisioni qendror zgjedhor për t’i shpallur zgjedhjet e parakohshme, në mënyrë që të hapet mundësia që të bëhen këto zgjedhje”, u shpreh Raci.
Raci, theksoi se serbët lokalë nuk duhet të pengohen nga siç i quan ai ‘strukturat kriminale’.
“Por ne nuk po e dimë se çfarë marrëveshje ka në anën tjetër, po flas për marrëveshjen mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë për të garantuar që këto zgjedhje përfundishmisht nuk do të pengohen përmes strukturave kriminale dhe serbët lokalë do të munden të dalin të votojnë, dhe natyrisht që serbët që janë në parti të votohen”.

T� tjera
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
































