Lajme

Haradinaj: Letra për raportet Prishtinë-Beograd, ky akt është vulë e asaj se Kosova është euroatlantike

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 08 August 2023

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka falënderuar të gjithë ata që kanë nënshkruar letrën e për raportet Kosovë-Serbi dërguar BE-së, ShBA-së, dhe Britanisë së Madhe.

“Falënderim i veçantë për ligjvënësit e Komiteteve të Punëve të Jashtme nga shtetet mike të Kosovës për letrën e dërguar zyrtarëve të lartë të Washingtonit, BE-së dhe Britanisë së Madhe në mbështetje të Kosovës”.

“Arritjet e deritanishme si shtet i kemi falë ndihmës dhe bashkërendimit me aleatët tanë, me ShBA-të në veçanti. Ky akt është vulë e asaj se Kosova është euro-atlantike dhe se ky përkushtim do të jetë i përhershëm”,ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera