Deputetja e LDK-së kundër udhëzimit për largimin e kryetarëve: Do të ishte jokushtetues
Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 04 August 2023
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka dal kundër idesë që Qeverisë së Kosovës për formulimin e një udhëzimi administrativ për largimin e kryetarëve në komunat e veriut.
“Sidoqoftë, paradigma e domosdoshmërisë së peticionit kinse në emër të mbrojtjes së sundimit të ligjit e jo dorëheqjeve, teksa synohet një udhëzim administrative që pikërisht rrezikon sundimin e ligjit përmes shkeljeve kushtetuese, është jo vetëm standard i dyfisht e jodemokratik, por me potencial të rrezikshëm për vendin dhe si i tillë nuk duhet të lejohet”, ka shkruar ajo në një postim në “Facebook”.
Kica-Xhelili ka thënë se kjo do të ishte jokushtetuese dhe jo ligjore.
Më tutje ajo ka renditur edhe arsyet.
Postimi i plotë i saj :
POLEMIKAT E PETICIONIT PËR ZGJEDHJET NË VERI
Këto ditë Qeveria e Republikës së Kosovës ka nisur idenë e një udhëzimi administrativ e cila mendohet që do të përcaktojë formën e mbajtjes së peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri të vendit.
Çështja e largimit të kryetarëve të komunave është shumë e qartë, pra:
1. Japin dorëheqje me ç’rast hapet menjëherë mundësia e vazhdimit me zgjedhje të reja (që ishte rekomandim i LDK qe tanimë disa muaj); ose
2. Përmes Nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, që përcakton mundësinë e iniciativës qytetare për largimin e kryetarëve aktual. Kjo dispozitë, parasheh që kërkesa të nënshkruhet nga 20% e votuesve të regjistruar. Nëse kërkesa e tillë paraqitet, shkohet me zgjedhje ku votohet Për apo Kundër largimit të kryetarit aktual. Nëse shumica (pra së paku 50%+1) e votuesve votojnë Për largim, atëherë shkohet në zgjedhje të reja.
Rrjedhimisht, në mungesë të dorëheqjeve, mundësia e vetme mbetet nisma/peticioni sipas Nenit 72 të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale.
Sidoqoftë, kur flasim për Nenin 72, që mbetet Neni i vetëm i aplikueshëm në këtë kuptim (në mungesë të çfarëdo ligji tjetër për këto çështje), mundësitë janë plotësisht të kufizuara.
Neni 72, nuk jep autorizime shtesë për KQZ, e aq më pak për Qeverinë e Republikës së Kosovës, që të zgjeroj kompetencat e saj në përcaktimin e çfarëdo forme tjetër apo edhe në sqarimin e detajeve specifike me rastin e aplikimit të Nenit 72. Kjo, për arsye se i gjithë procesi i nismës së tillë ka të bëj me të drejtën dhe formën e votimit, dhe do të rrezikonte ndërhyrje në votën e lirë.
Prandaj, pyetja eventuale apo forma e parashtrimit të pyetjes së nismës (apo raste tjera referendumit) nuk guxon të jetë kurrsesi çështje që rregullohet me udhëzim administrativ. Ekzekutivi nuk ka dhe nuk guxon të ketë asnjë autorizim për implementimin e dispozitave zgjedhore të ligjeve pozitive (të aplikueshme) sepse ato janë përcaktues të votës së lirë. Për më tepër, nuk mund të bëhen as rregullime që mund prodhojnë efekte retroaktive që prekin mandatet ekzistuese.
Njëkohësisht, asnjë udhëzim administrativ nuk mund të përcaktoj pyetjen e peticionit sepse Neni 72 i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale është plotësisht i qartë në atë që përcakton se qytetarët duhet të deklarohen PËR (e rrjedhimisht si alternativë KUNDËR) largimit të kryetarit. Këtu nuk ka asnjë hapësirë për diskutime lidhur me pyetjen. Çdo diskutim i tillë tejkalon autorizimet që rrjedhin nga Neni 72 dhe janë të palejueshme, sepse rregulli bazik i çdo udhëzimi administrativ është mos-tejkalimi i ligjit (me që udhëzimi është akt NËNligjor).
Prandaj, në rastin konkret, një udhëzim sikurse po flitet do të ishte jokushtetues dhe joligjor për dy arsye:
E para, sepse nuk ekziston asnjë autorizim i tillë për Qeverinë apo KQZ në asnjë ligj që rregullon zgjedhjet; dhe
E dyta, Qeveria (ekzekutivi) nuk mund ta normoj materien zgjedhore sepse këtë e bën Kuvendi përmes Kushtetutës dhe/ose ligjeve, dhe as të përcaktoj pyetjet e nismës që lidhet drejtpërdrejt me shprehjen e vullnetit të popullit.
Të jemi të qartë, pra, që në parim, çdo deklarim plebishitar mbi një çështje nënkupton formë të referendumit, por në rastin konkret, mundësia e heqjes së kryetarëve është paraparë me peticion qytetarë.
Në secilin rast, nëse Qeveria apo KQZ dalin me një udhëzim të tillë, gjasat janë shumë të mëdha që ai do të jetë jokushtetues.
Për fund – fakti që në njërën anë institucionet e Republikës së Kosovës po shprehen të gatshme për zgjedhje të reja, por në anën tjetër Qeveria nuk shpreh gatishmëri për diskutime me kryetarët e komunave që vijnë nga LVV që të sqarojnë efektin politik të domosdoshëm që vjen me dorëheqje, tregon që këtu po kërkohen një status quo/blerje kohe. Se pse duan të blejnë kohë, këtë mund ta sqarojnë vetëm akterët e përfshirë.
Sidoqoftë, paradigma e domosdoshmërisë së peticionit kinse në emër të mbrojtjes së sundimit të ligjit e jo dorëheqjeve, teksa synohet një udhëzim administrative që pikërisht rrezikon sundimin e ligjit përmes shkeljeve kushtetuese, është jo vetëm standard i dyfisht e jodemokratik, por me potencial të rrezikshëm për vendin dhe si i tillë nuk duhet të lejohet.
Të tjera
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...