Lajme

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj tre personave që sulmuan Valon Sylën

Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 04 August 2023

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave që sulmuan dhe rrahën Valon Sylën në një kafene në Prishtinë.

Ky sulm erdhi pas një deklarate që Syla kishte dhënë në media e që kishte të bënte me fenë islame dhe hoxhallarët, shkruan Gazeta Infokus.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër tre të pandehurve me inicialet L.D, K.H dhe O.H. pasi që ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, të motivuar me ideologji ekstreme radikale Islame përkatësisht të besimit fetarë, e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë shkaktuar lëndime të lehta trupore të dëmtuarit, gazetarit, Valon Syla”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

-Advertisement-

Sipas prokurorisë me këto veprime të pandehurit L.D, K.H dhe O.H. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ nga neni 185 paragrafi 3 nën paragrafi 3.1 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të KPRK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera