Miftaraj ia kujton Rozeta Hajdarit ligjin që u ndalon klasifikimin e informacionit kur bëhet fjalë për korrupsion e vepra të tjera penale
Autori: Gazeta inFokus
11:37 | 03 Gusht 2023
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka publikuar ligjin numër 8 i cili thekson se në cilat raste ndalohet klasifikimi i informacionit.
Kjo si një kundërpërgjigje ndaj qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Rozeta Hajdarit, të cilës iu publikuan dy afera madhore njëra mijëra euro e tjetra milionëshe që kanë të bëjnë me rezervat e shtetit e megjithatë ende nuk kanë dhënë asnjë informacion duke u thirrur në ligjin që sipas tyre rezervat janë sekret shtetëror.
Sipas këtij ligji numër 8 neni 7, thuhet se ndalohet klasifikimi informacioneve në këto raste.
“Ndalimi i klasifikimit të informacionit
- Ndalohet klasifikimi i informacionit kur ai bëhet me qëllim që:
1.1. të fshehë shkeljet e ligjit, keqpërdorimin e autoritetit, mosefikasitetin apo gabimin administrativ;
1.2. t’i privojë të drejtën e njohjes një personi, organizate apo institucioni;
1.3. të pengojë apo të vonojë dhënien e informacionit qe nuk kërkon mbrojtje në interes të sigurisë së Republikës së Kosovës;
1.4. të kufizojnë konkurrencën”, thuhet në këtë nen.
Kujtojmë se ende nuk është deklaruar Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në lidhje me publikimin e përgjimeve që dëshmojnë këto skandale miliona euro në ministrinë e saj e ku konkretisht akuzohet ministrja të ketë ndërhyrë për kryerjen e këtyre marrëveshjeve, pikërisht duke u thirrur në ligjin që sipas saj nuk i lejohet të flasë për rezerva shtetërore./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...

































