Ndahet papritur nga jeta aktori i njohur, vetëm 25 vjeç
Autori: Gazeta inFokus
10:26 | 01 August 2023
Aktori Angus Cloud, i njohur për rolin e tij si Fezco në serialin e njohur televiziv ‘Euphoria’, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare. Lajmi është bërë i ditur nga familja e tij përmes një deklarate, pa specifikuar shkakun e vdekjes.
“Është me zemër të rëndë që ne duhet t’i themi lamtumirë një qenieje të jashtëzakonshme njerëzore sot. Si artist, si mik, si vëlla dhe si bir, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra.
Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe ishte në betejë me shëndetin mendor. I vetmia ngushëllim që kemi është të dimë që Angus tani është përsëri me të, se ai ishte shoku i tij më i mirë”, thuhet në shënimin që kujton betejën e aktorit të ri me depresionin.
“Angus kishte folur për betejën me shëndetin e tij mendor dhe ne shpresojmë se vdekja e tij do të jetë një kujtesë për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë atë vetëm në heshtje. Ne kërkojmë privatësi në këtë moment që po përballemi me këtë humbje shkatërruese” vazhdon deklarata.
Angus Cloud ishte me origjinë nga Kalifornia, ai lindi në Oakland më 10 korrik 1998. Ai ishte një yll në rritje në Hollywood, i cili do të mbahet mend për rolin e tij kryesor në serialin “Euphoria” së bashku me Zendaya, në të cilin ai luajti rolin e Fezcos nga 2019 deri në 2022.

T� tjera
-
Kurti prezanton buxhetin 2027: 4.27 miliardë euro
Kryeministri Albin Kurti ka prezantuar në Kuvend Projektbuxhetin për vitin 20...
-
21 vjet burgim dhe 31 mijë euro gjobë për 83 kilogramët e heroinës – tre të dënuar, dy të tjerë lirohen nga akuza
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me gjithsej 21 vjet burgim tre perso...
-
Rama i përgjigjet Kurtit: Qeveria është përgjegjëse për dështimin e “Lojërave Mesdhetare”, qeveria qeveria, është qikaq e thjeshtë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryemini...
-
Rasti në Suharekë: Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit n...
-
Tri zyrtare kosovare diplomojnë në Akademinë Kombëtare të FBI-së, Kosova prin me numrin e të diplomuarve në nivel global
Tri zyrtare nga Kosova kanë diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së, ka nj...
-
Lladrovci: Libri “Revolta e Syzifit” kushtuar Masakrës së Poklekut dëshmon gjenocidin serb ndaj shqiptarëve
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim, veprimta...
-
Kryen tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, tre të arrestuar për mbi 60 mijë euro dëme
Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për së paku tetë raste ...
-
Haxhiu: Jam pranë Jakup Krasniqit, do të vazhdojmë betejën në Apel
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vizitës së J...
-
Musliu e pyet nëse ende mendon se “familjarët janë për dasma”, Kurti: S’do të thotë t’i persekutojmë apo t’i largojmë nga Kosova
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e pyeti kryeminis...
-
Rrahmani e pyet Kurtin për Kodin Civil dhe fertilizimin, kryeministri: S’ka qeveri që ka bërë më shumë për familjen
Në Kuvend të Kosovës është duke vazhduar seanca plenare. Përgjatë kësaj se...
-
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Pejë dëshmon nesër në Komisionin Hetimor për rastin Arlinda Zekaj
Drejtoresha e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena M...
-
Bosnja ia ndalon hyrjen Radoiçiqit, e cilëson kërcënim për sigurinë kombëtare
Millan Radoiçiqit, i dyshuar për organizimin e sulmit në Banjskë, në veri të ...






























