Rozë

I vendosur nga trajneri Klopp, Liverpool njofton kapitenin e ri

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 01 August 2023

Liverpool do të ketë një kapiten të ri në sezonin e ardhshëm kjo pasi “The Reds”, humbën këtë merkato shërbimet e Jordan Henderson. Mesfushori ishte kapiteni i skuadrës prej disa sezonesh mirëpo këtë merkato 36-vjeçari u transferua në Arabinë Saudite tek skuadra e Al-Ettifaq dhe posti i tij në ekipin anglez mbeti i lirë. Megjithatë, trajneri Jurgen Klopp nuk ka humbur kohë dhe ka vendosur kapitenin e sezonit të ardhshëm. Gjermani nuk ka pasur shumë dyshime teksa shiriti do t’i besohet Virgil Van Dijk.

Mbrojtësi është pjesë e Liverpool prej vitit 2018 dhe është një nga elementët më të rëndësishëm duke ndikuar drejtpërdrejtë në sukseset e skuadrës përgjatë këtyre viteve. Gjithashtu, holandezi gëzon një reputacion të mirë edhe në dhomat e zhveshjes me shokët e skuadrës që i besojnë dhe e shohin si një lider.

Sakaq, në rolin e zëvendëskapitenit është caktuar Trent Alexander-Arnold. 24-vjeçari është një “prodhim” i shtëpisë ndërsa pritet që me kohën të shndërrohet edhe në figurën kryesore të Anfield. Edhe pse ende shumë i ri në moshë, lojtari i kombëtares së Anglisë numëron plot 198 prezenca me skuadrën e parë të Liverpool.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera