Lajme

Haradinaj në takim me bizneset: Urgjencë kombëtare që qeveria Kurti të largohet që Kosova t’i kthehet zhvillimit ekonomik

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 31 July 2023

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, në takimin e sotëm me përfaqësues nga sektori i ekonomisë, ai privat dhe bizneset, ka thënë se ai dhe Aleanca qëndron fuqishëm në mbështetje të tyre.

Haradinaj ka shpreh vlerësimin për sektorin privat si shtyllë e zhvillimit të vendit.

“Sot, bashkëbiseduam me përfaqësues të sektorit nga ekonomia, sektorit privat dhe bizneset si punëdhënësit më të mëdhenj në vend, në kuadër të ciklit të diskutimeve me përfaqësues nga sektorë të ndryshëm. Në tryezë shpreha vlerësimin e lartë për sektorin privat, si shtyllë e zhvillimit të vendit dhe adresimit të problemit kryesor, punësimit”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Haradinaj ka shtuar se qasja ndëshkuese dhe armiqësore e qeverisë ndaj sektorit privat, ka sjellur ekonominë buzë kolapsit.

“Ishte dakordim i përbashkët që klima për zhvillimin ekonomik dhe të bërit është përkeqësuar skajshmërisht gjatë kësaj qeverie”.

“Jostabiliteti politik, mungesa e një oferte konkrete për investime të huaja, procedurat e shumta burokratike, bllokimi i investimeve kapitale dhe qasja ndëshkuese dhe armiqësore e qeverisë ndaj sektorit privat, ka sjellur ekonominë buzë kolapsit”, është shprehur Haradinaj.

Ai ka thënë se AAK qëndron fuqishëm krah sipërmarrësve.

“Aleanca qëndron fuqishëm krah sipërmarrësve. Ne, besojmë se sektori privat si kontribuuesit më të mëdhenj në arkën e shtetit dhe rritjen e punësimit, meriton trajtim të veçantë”.

“Ne besojmë që është urgjencë kombëtare që kjo qeveri degraduese sa më parë të largohet, në menyrë që Kosova t’i kthehet prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera