Kalendari i plotë i fazës së parë për edicionin 2023/24 në Superligën e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
13:02 | 28 July 2023
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), sot (e premte) është tërhequr shorti për edicionin 2023/24 të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Sezoni 2023/24 i Superligës së Kosovës pritet të startojë pas dy javësh apo më saktë më 12 dhe 13 gusht dhe sot është hedhur shorti në ambientet e FFK-së, ku ekipet që do të marrin pjesë në këtë edicion, i kanë mësuar kundërshtarët për të gjitha nëntë javët.
Kampioni i Kosovës, Ballkani e nis sezonin në derbin rajonal ndaj Lirisë, në takimin që pritet të zhvillohet në “Përparim Thaqi”, ndërsa nën-kampioni, Drita në ndeshjen e parë pritet të jetë nikoqire e Llapit.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina ndeshjen e parë e zhvillon ndaj Feronikelit 74 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Dy ndeshjet tjera do të jenë ato mes Dukagjinit dhe Malishevës si dhe Fushë Kosovës dhe Gjilanit.Në javën e dytë ndeshje interesante pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinë, ndërsa në javën e tretë luhet derbi mes Ballkanit dhe Dritës.
Në javën e katërt ndeshje të forta pritet të jenë Llapi-Prishtina dhe Ballkani-Gjilani, ndërsa në javën e pestë spikat derbi rajonal mes Prishtinës dhe Lirisë.
Java e gjashta sjell derbin mes Dritës dhe Prishtinës, në javën e shtatë ndeshja më interesante pritet të ajo mes Prishtinës dhe Dukagjinit.
Në javën e tetë do të jetë derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, ndërsa faza e parë e ndeshjeve mbyllet me derbin Prishtina-Ballkani në javën e nëntë.
Java 1
Liria – Ballkani
Drita – Llapi
Dukagjini – Malisheva
Fushë Kosova – Gjilani
Prishtina – Feronikeli
Java 2
Gjilani – Prishtina
Ballkani – Feronikeli
Malisheva – Fushë Kosova
Llapi – Dukagjini
Liria – Drita
Java 3
Drita – Ballkani
Fushe Kosova – Llapi
Dukagjini – Liria
Prishtina – Malisheva
Feronikeli – Gjilani
Java 4
Malisheva – Feronikeli
Llapi – Prishtina
Liria – Fushë Kosova
Ballkani – Gjilani
Drita – Dukagjini
Java 5
Fushë Kosova – Drita
Prishtina – Liria
Feronikeli – Llapi
Gjilani – Malisheva
Dukagjini – Ballkani
Java 6
Llapi – Gjilani
Ballkani – Malisheva
Liria – Feronikeli
Drita – Prishtina
Dukagjini – Fushë Kosova
Java 7
Prishtina – Dukagjini
Fushë Kosova – Ballkani
Feronikeli – Drita
Gjilani – Liria
Malisheva – Llapi
Java 8
Liria – Malisheva
Drita – Gjilani
Ballkani – Llapi
Dukagjini – Feronikeli
Fushë Kosova – Prishtina
Java 9
Feronikeli – Fushë Kosova
Gjilani – Dukagjini
Malisheva – Drita
Prishtina – Ballkani
Llapi – Liria

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...
































