Chollet nominohet për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes në SHBA
Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 26 July 2023
Këshilltari i lartë në Departamentin amerikan të Shtetit, Derek Chollet, është dominuar për postin e nënsekretarit të Mbrojtjes për Politikë në SHBA.
Chollet – i cili ka qenë i përfshirë në disa çështje të Ballkanit Perëndimor si në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë – u urua për këtë nominim nga sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
“Urime shokut tim për nominimin e tij për të shërbyer si nënsekretar i Departamentit të Mbrojtjes për Politikë. Me konfirmonim e tij, humbja jonë do të jetë fitorja e Departamentit të Mbrojtjes dhe vendi ynë do të vazhdojë të përfitojë nga shërbimi i tij i përkushtuar”, shkroi Blinken.
Chollet u shpreh falënderues ndaj Blinkenit dhe ndaj mundësisë “për t’u kthyer në Departamentin e Mbrojtjes dhe të punoj me sekretarin e Mbrojtjes për sigurinë e kombit tonë”.
Chollet – nominimin e të cilit duhet ta konfirmojë edhe Seneti amerikan – ka qenë i përfshirë në dialogun mes Kosovën dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve. Në janar, ai kishte qëndruar në Prishtinë dhe Beograd si pjesë e një turneu rajonal.
Në një intervistë të dhënë për Radion Evropa e Lirë gjatë kësaj vizite, ai kishte thënë se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë do të kërkonte “zgjedhje të vështira” dhe “kurajë politike”.
“Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ne mendojmë se këto kompromise janë të mundshme. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje kreative, për t’i ndihmuar ata që t’i bëjnë ato kompromise”, kishte thënë Chollet.
Postin për të cilin është dominuar Chollet e ka mbajtur Colin Kahl që nga prilli i vitit 2021. Ai e kishte konfirmuar largimin e tij në maj të këtij viti, pasi kishte drejtuar përgjigjen e administratës së presidentit Joe Biden ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...