Lajme

Pacolli: Mërgimtari nga Zvicra u ndalua nga policët serbë në Merdare

Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 21 July 2023

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, tha se sot në Merdare është ndaluar një kosovar me nënshtetësi zvicerane nga policia serbe.

Pacolli tha se kosovari me iniciale E.E, po udhëtonte për në Kosovë për një varrim familjar dhe u ndalua për një kohë të gjatë, e të cilit, sipas Pacollit, i është kërkuar ehe ryshfet.

“Shembulli më i fundit ka ndodhur sot në vendkalimin Merdar, ku një kosovar EE ( shtetas zviceran) që po udhëtonte për në Kosovë, për një varrim familjar u ndalua për një kohë të gjatë, pa ndonjë arsye. Atij iu kërkua ryshfet. Për shkak të refuzimit për të paguar, ai u mbajt mbi 45 min, madje tentuan t’i konfiskojnë edhe ilaçet që i përdorë çdo ditë ( duke i’a përplas ato për tokë). Çfarë primitivizmi, çfarë kulture”, tha Pacolli, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Tutje, Pacolli tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30, teksa shtoi se këto janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve.

“A është ky shteti që ka ndërtuar zotëri Vuçiçi!!!! Këto raste janë vetëm disa prej rasteve të përditshme të keqtrajtimeve skandaloze të udhëtarëve nga policia (shumë herë në gjendje të dehur) e Serbisë që duhet raportuar dhe dënuar nga të gjitha autoritetet ndërkombëtare”, tha Pacolli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera