Dy persona të vrarë pas një sulmi me armë në Zelandë të Re
Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 20 July 2023
Një sulmues i armatosur vrau të enjten dy persona dhe plagosi gjashtë të tjerë pasi qëlloi në drejtim të punëtorëve në një kantier ndërtimi në qytetin më të madh të Zelandës së Re, Aukland.
Personi i armatosur u gjet i vdekur pas një shkëmbimi zjarri me policinë, gjatë së cilës një oficer policie u qëllua dhe u plagos. Katër civilë u plagosën gjithashtu.
Ngjarja ndodhi disa orë para fillimit të turneut për Kampionatin Botëror të Futbollit të grave.
Të shtënat kanë ndodhur pranë hoteleve ku kanë qëndruar Skuadra e Norvegjisë dhe ekipe të tjera të futbollit.
Kryeministri i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se turneu do të vazhdojë siç ishte planifikuar.
Policia tha se do të kishte siguri të shtuar në ndeshjen hapëse të turneut për të ndihmuar në qetësimin e tifozëve, ndësa FIFA tha se do të mbahej një minutë heshtje para ndeshjes.
“Është e qartë që me fillimin e Kupës së Botës këtë mbrëmje, ka shumë sy në Aukland”, tha Hipkins. “Qeveria ka folur me organizatorët e FIFA-s këtë mëngjes dhe turneu do të vazhdojë siç është planifikuar.”
“Dua të ritheksoj se nuk ka një kërcënim më të gjerë të sigurisë kombëtare”, shtoi ai. “Ky duket të jetë veprimi i një individi”.
Të shtënat tronditën Zelandën e Re, ku incidentet e tilla janë të rralla.
Hipkins tha se burri ishte i armatosur me një armë gjahu, duke shtuar se policia mbërriti brenda disa minutave.
“Këto lloj situatash lëvizin shpejt dhe veprimet e atyre që rrezikojnë jetën për të shpëtuar të tjerët nuk janë asgjë më pak se heroike”, tha Hipkins, duke iu referuar reagimit të shpejtë të policisë.
Komisioneri i policisë, Andrew Coster tha se personi i armatosur ishte një 24-vjeçar i cili kishte punuar më parë në kantierin e ndërtimit dhe motivi duket se lidhet me punën e tij atje.
Të shtënat filluan rreth orës 7:20 të mëngjesit dhe policia shpejt u mblodh në zonë.
Sulmuesi lëvizi nëpër ndërtesën e papërfunduar, duke qëlluar drejt njerëzve, tha Coster. Shumë punëtorë u larguan ose u fshehën.
“Autori qëlloi në drejtim të policisë, duke plagosur një oficer”, tha Coster. “U shkëmbyen të shtëna dhe më pas autori u gjet i vdekur”.
Coster tha se nuk ishte ende e qartë nëse policia e kishte qëlluar njeriun apo ai kishte vrarë veten.
Ai tha se vrasësi i dyshuar nuk kishte leje për armë.
Zelanda e Re ka ligje të rrepta për armët, të vendosura në vitin 2019 pasi një sulmues i armatosur vrau 51 besimtarë myslimanë në dy xhamitë e Kristçërç (Christchurch) gjatë lutjeve të së premtes. /REL/
Të tjera
-
Bedri Hamza: Autostrada e re Lipjan – Shtime – Duhël do t’i përmirësojë ndërlidhjet logjistike dhe mundësitë për bizneset lokale
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot po qëndron në Komunën e...
-
Qytetari me akuza të rënda për Halil Thaçin pasi i kërkuan ta votojë VV-në: Punësimet e tij në KEK janë skandali më i madh në 26 vitet e fundit
Një qytetar i Obiliqit ka dërguar në redaksinë e Gazetës Infokus, fotografi t...
-
Treni godet një veturë në Zahaq të Pejës (PAMJE)
Një aksident ka ndodhur në Zahaq të Pejës, mëngjesin e sotëm. Sipas pamjev...
-
Bedri Hamza: Ndajeni vizionin tonë me të tjerët, bëhuni pjesëmarrës aktivë në fushatën tonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga ...
-
Shenoll Muharremi bën thirrje : Votoni gratë për shoqëri me mundësi të barabarta dhe integritet
Shenoll Muharremi, njohës i integrimeve evropiane, ka bërë një thirrje për të...
-
Me fushatën zgjedhore nisin edhe pritjet e qytetarëve për ndryshime
Investimet, puna, arsimi… Këto pak fjalë mund të dëgjoheshin nga tri gra që e...
-
Rraci për nisjen e fushatës së LDK-së: Zëri i qytetarëve që i dha jehonë gjithë Kosovës do të kurorëzohet me fitore me 9 shkurt
Alban Rraci, kandidati për deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës me numër ...
-
Arrestohet djali i Valbona Selimllarit
Është arrestuar djali i Valbona Selimllarit. Deni Selimllari është vënë në...
-
Xhafer Gashi nga LDK : 9 shkurti është dita e fitores sonë të përbashkët
Kryetari i Obiliqit dhe njëkohësisht kandidati për deputet nga radhët e Lidhj...
-
SPAK s’gjeti prova që përfshijnë Olsi Ramën në dosjen “Xibraka”, Rama: Im vëlla u përdor si mish për top
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u është drejtuar të dielën qytetarëve me...
-
Jack Smith jep dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë
Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan...
-
Dy masakra në dy vjet e gjysmë: Mali i Zi injoroi thirrjet për kontroll të rreptë të armëve
Për dy vjet e gjysmë, dy vrasje masive në Cetinje të Malit të Zi. Në gusht...