Lajme

Rama i painteresuar të flasë për mungesën e Kurtit në takim: Kush deshi erdhi

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 17 July 2023

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka refuzuar ta komentojë gjatë mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në takimin e sotëm jozyrtar të liderëve të Ballkanit Perëndimor, të thirrur nga ai.

Rama tha në një konferencë për media se ishin të ftuar të gjithë.

“Për sa i përket pyetjes së dytë, nuk shoh asnjë interes, sepse ishin të gjithë të ftuar dhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha Rama.

-Advertisement-

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkoi në Greqi për një simpozium. Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha më herët se Kurti e ka njoftuar Ramën se “nuk do të mund të shkojë kësaj radhe, meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera