Lajme

Pacolli: Me pagën minimale është bërë diskriminim i paparë – veteranët janë lënë anash

Autori: Gazeta inFokus 17:17 | 14 July 2023

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se miratimi i Ligjit për pagën minimale, ka bërë një diskriminim të paparë, ku janë lënë anash veteranët e UÇK-së.

Ai tha se politikat ekonomike dhe sociale në vend s’po bëhen për zgjidhjen e problemeve, por sipas tij, për t’i thelluar edhe më shumë ato.

“Në kohën kur Trusti përjetoi humbje të mëdha në tregje, duke bërë investime të gabuara pa mekanizma kontrolli, mazhoranca refuzoi me kokëfortësi të lejonte qytetarët të tërhiqnin para nga Trusti, kështu që qytetarët humbën edhe kursimet e tyre”, tha Pacolli.

-Advertisement-

Më tej, kreu i AKR-së tha se politikat pa ndjeshmëri nga qeveria për qytetarët nuk po ndalen.

Kujtojmë se për mos-përfshirjen e veteranëve në pagën minimale, nesër nga ora 18:00 është paralajmëruar një protestë në qendër të kryeqytetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera