Lajme

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrit në Mitrovicë, këshilltar i ministrit Peci

Autori: Gazeta inFokus 12:24 | 14 July 2023

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar Hysen Muzliukajn, këshilltarin politik të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Muzliukaj është arrestuar nën dyshimet për korrupsion për detyrat e tij zyrtare në periudhën kur ushtronte funksionin e drejtorit komunal në qeverisjen e Agim Bahtirit në Mitrovicë.

Atij i është bastisur sot banesa me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, raporton Paparaci.

-Advertisement-

Në shtator të vitit 2021, Muzliukaj ishte emëruar drejtor i Kadastrit dhe Pronës në kabinetin e Agim Bahtirit, ish-kryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Në shkurt të këtij viti, Muzliukaj është emëruar këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

Policia, në një aksion kundër korrupsionit, ka arrestuar sot Kryeshefin Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka.

Mujka dyshohet për vepra penale të korrupsionit në periudhën kur ushtronte funksionin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera