Lajme

Bajrami pasi pushteti kaloi Pagën Minimale: Koordinim me Radoicicin dhe Simicin

Autori: Gazeta inFokus 21:39 | 13 July 2023

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se grupi parlamentar i VV-së ka kaluar projektligjin për Pagën Minimale, sipas saj ky projektligj ishte koordinuar me Listën Serbe – duke iu referuar përgjimeve.

Ajo tha e me këtë ligj veteranët mbesin jashtë, që do të vazhdojnë të marrin nga 170 euro.

Për këtë, Bajrami pati kritika për Qeverinë e drejtuar nga Albin Kurti, duke thënë se populli do të ju ndëshkojë.

-Advertisement-

”Efekti i #AferësZdravo, veteranët mbesin pa rritje të pensionit.

Pas krejt asaj që ndodhi sot në Kuvend Vetëvendosje sapo e kaloj Ligjin për Pagën Minimale, Ligj për të cilin më herët ishin koordinuar me Radoicicin dhe Simicin. I përjashtuan veteranët e UÇK-së.  Tash e tutje paga minimale është 264 euro e pensioni i veteranit mbetet VEÇ 170 euro”.

“Çka pritet tjetër prej një qeverie ku ministri i financave i ka quajtur mercenarë ushtarët e UÇK-së e Mimoza Kusari në #AferënZdravo bënë pazare me Srpskan për veteranët. Ky popull nuk ju duron. Ky popull do t’ju ndëshkojë”, ka thënë Bajrami

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera