Këto janë katër pikat për qetësimin e situatës në veri
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 12 July 2023
Qeveria e Kosovës dje ka njoftuar se në takimin që kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka zhvilluar të hënën me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, Kosova është pajtuar që menjëherë të zvogëlojë praninë policore në dhe përreth ndërtesave komunale në veri, siç thuhet, për 25%.
Në një komunikatë për media të Qeverisë thuhet se fokusi i këtij takimi ishte krijimi i parakushteve për përforcim të fokusit në zbatimin e plotë dhe të pakusht të Marrëveshjes Bazike të 27 shkurtit dhe aneksit të Ohrit të datës 18 mars.
Zvogëlimi i pranisë policore në dhe përreth ndërtesave komunale është pika e parë e dakorduar sipas Qeverisë.
“Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar në deeskalimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve që mund të eskalojnë situatën në veriun e vendit. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, thuhet në njoftimin e Qeverisë që është postuar në Facebook.
Fillimisht Qeveria e Kosovës në një komunikatë për media për pikat e dakorduara ka shkruar se dakordimi “përfshin një zvogëlim të menjëhershëm në masën e 25% të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”.
“Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar në deeskalimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve që mund të eskalojnë situatën në veriun e vendit. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm në masën e 25% të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, thuhej në komunikatë.
Ndërkohë që në postimin në Facebook Qeveria e ka riformuluar këtë pikë, ku thuhet se “kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”.
“Qeveria e Kosovës publikisht e tregon gatishmërinë e saj për të kontribuar në deeskalimin e situatës dhe mosndërmarrjen e veprimeve që mund të eskalojnë situatën në veriun e vendit. Kjo përfshin një zvogëlim të menjëhershëm për 25% të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”, thuhet në postimin në Facebook.
Pika tjetër e dakorduar është ajo që “Policia e Kosovës bashkë me EULEX-in dhe KFOR-in, sipas nevojës do të vlerësojnë gjendjen e sigurisë, në veçanti për të shikuar mundësinë për zvogëlim të mëtejmë të prezencës policore në dhe rreth ndërtesave komunale”.
Pika e tretë është ajo për mbajtjen e zgjedhjeve në katër komunat në veri.
“Qeveria e Kosovës përmes një deklarate publike mbështet mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 4 komunat në veri të vendit dhe atë pas stinës së verës. Kosova shpreh përkushtimin për sigurimin e bazës së nevojshme ligjore për të mundësuar organizimin e këtyre zgjedhjeve”, thuhet në këtë pikë.
Në pikën e katërt të listuar nga Qeveria, thuhet se BE-ja do ftojë dy kryenegociatorët në Bruksel me synim finalizimin e planit të sekuencimit për Marrëveshjen drejt normalizimit, pas të cilit theksohet se do të fillojë zbatimi i të gjitha neneve të marrëveshjes.
Veprimet e sipërpërmendura thuhet se do të finalizohen brenda një periudhe dyjavore.
Të tjera
-
BE: Qeveria nuk mund t’ia bartë komunave përgjegjësitë për Asociacionin
Bashkimi Evropian tha se Qeveria e Kosovës nuk mund të hartojë Statutin e Aso...
-
Goditẹt një këmbësore në Mitrovicë të Veriut
Në Mitrovicë të Veriut, mëngjesin e së mërkurës ka ndodhur një aksident trafi...
-
Presidentja Osmani: Nuk do të takohem me Vuçiqin, dialogu bëhet në Bruksel
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në kryeqytetin e Hungarisë ku ed...
-
Osmani në tema të mëdha: Zelensky pati një bisedë të mirë me Trump, ai beson shumë që përkrahja e SHBA-së do të vazhdojë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Komunitetin Politik Evropian ka folur...
-
Rama: Për ne shqiptarët, Amerika është Amerikë, kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur në Budapest për zgjedhjen e...
-
Osmani: Zgjedhja e Trump do ta forcoj edhe më tej bashkëpunimin transatlantik
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbledhjen e Komunitetit...
-
Departamenti i Drejtësisë po shqyrton se si të heqë akuzat kundër Trump
Këshilltari special i Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së, Jack Smith, po ...
-
Kur do t’i marrë Donald Trump çelësat e Shtëpisë së Bardhë?
Zgjedhjet në SHBA kanë përfunduar, rezultati kryesor është i njohur me vetëm ...
-
KQZ njofton me afatet për aplikimin e vëzhguesve për zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar me afatet që kanë vendosur për apl...
-
Ilir Kulla: Trump mund ta zhbëjë Gjykatën Speciale
Eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla, ka deklaruar...
-
Dalin detaje të reja lidhur me dyshimet se një 44-vjeçar abụzọi seksụạlisht me një të mitur në Maliq
Një 44-vjeçar në Maliq, dyshohet se ka abuzuar seksualisht një të mitur. P...
-
Britania nënshkruan marrëveshje me Kosovën për t’i luftuạr bạndạt e trạfiḳimit me njerëz
Kryeministri britanik, Keir Starmer do të nënshkruajë marrëveshje të reja për...