Në Samitin e NATO-s, diskutohet dhuna ndaj ushtarëve të KFOR-it në veri
Autori: Gazeta inFokus 20:12 | 11 July 2023
Liderët e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë NATO-s, në një deklaratë të përbashkët nga Samiti në Vilnius, kanë kërkuar deeskalim të situatës në Kosovë, si dhe zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
NATO u bën thirrje palëve që të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen me mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike.
“Ne mbështesim dialogun e lehtësuar nga Bashkimin Evropian dhe përpjekjet e tjera që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe u bëjmë thirrje palëve të shfrytëzojnë momentin dhe të angazhohen në mirëbesim drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme politike”, thuhet në deklaratë.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që menjëherë të de-përshkallëzojnë situatën, të kthehen në dialog dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, e cila u arrit së fundi në Bruksel dhe Ohër”, njofton NATO.
Udhëheqësit e aleancës ushtarake perëndimore theksojnë se mbeten të përkushtuar ndaj angazhimit të vazhdueshëm të NATO-s në Kosovë, duke përfshirë edhe misionin e KFOR-it të udhëhequr nga aleanca më e fuqishme ushtarake në botë.
“KFOR-i do të vazhdojë të sigurojë një mjedis të sigurt dhe të qetë dhe lirinë e lëvizjes në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Veprimet e fundit të përshkallëzuara janë të papranueshme dhe ne dënojmë dhunën në veri të Kosovës, si dhe sulmet e paprovokuara që shkaktuan serioze lëndime të ushtarëve të NATO-s. Ne kemi rritur praninë e trupave të KFOR-it për t’iu përgjigjur tensioneve të përsëritura. Çdo ndryshim në pozicionin e forcave tona në KFOR do të bëhet në bazë të kushteve dhe jo në kalendar (afate kohore)”, thuhet në njoftimin që i dedikohet ngjarjeve në Kosovë.
NATO gjithashtu deklaroi se Ballkani Perëndimor është një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n, i cili theksohet nga historia jonë e gjatë e bashkëpunimit dhe operacioneve. “Ne mbetemi fuqishëm të përkushtuar ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor duke mbështetur reformat që avancojnë aspiratat e vendeve në rajon për NATO dhe BE”.
Të tjera
-
Përmes rrugëve ilegale me veturë ikën në Serbi, rasti po hetohet
Një person me automjet ka vazhduar në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilega...
-
Vdẹs në QKUK personi që ishte aksidentuar javë më parë në Vushtrri
Ka vdekur një person në QKUK, pasi i njëjti ishte aksidentuar javë më parë në...
-
Shkencëtarët thonë se 2024 do të jetë viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë
Viti 2024 do ta kalojë “sigurt” vitin 2023 si viti më i nxehtë në botë i regj...
-
Publikohen pamje nga aksidenti i rëndë ku vdiq 21 vjeçari mbrëmë në rrugën Prishtinë-Mitrovicë
Një aksident ia ka marrë jetën mbrëmë një të riu në rrugën Prishtinë-Mitrovi...
-
Arrestohet një burrë në Leposaviq, e kanosi përmes telefonit ish të dashurën
Është arrestuar dje një burrë në Leposaviq, nën dyshimin se e ka kanosur përm...
-
11 vjet në kërkim, vetë-dorëzohet i dyshuari për veprën “Organizim dhe pjesëmarrje në grup terrọrist” në Prishtinë
Një person është vetë-dorëzuar pasi ishte në kërkim nën dyshimin se ka kryer ...
-
Shpallet në kërkim 44-vjeçari, abụzoi me një 12 vjeçare për 4 vite rresht
Një rast i rëndë abuzimi është zbuluar në Sheqeras të Maliqit, ku 44-vjeçari ...
-
E rëndë: Vdes një 21-vjeçar pas një aksidenti në Pestovë të Vushtrrisë
Mbrëmë në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, saktë...
-
“Një 11 vjeçare ka ngelur shtatëzënë” – Shokon gjinekologia me deklaratën e saj, pasi tregon këtë rast ekstrem me të cilin u ballafaqua
Mbrëmë në emisionin Doktor Plus është diskutuar për shtatëzanin, abortet dhe ...
-
Obiliq, vazhdon instalimi i paneleve solare në tri objekte arsimore
Drejtoresha e DKA-së, në Obiliq, Fitore Hashani, së bashku me Drejtorin ...
-
Gërvalla niset për në Lituani, përfaqëson Kosovën në Forumin e Nivelit të Lartë për të Ardhmen e Demokracisë
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika ...
-
Ekspertët: Dyfishimi i tatimit në pronë, sjellë pasoja të mëdha për biznese
Qeveria ka shtyrë për vitin 2026 afatin për zbatimin e tatimit për pronat kom...