Lajme

Çitaku përkujton viktimat e Masakrës së Srebrenicës: Ata u vranë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të OKB-së

Autori: Gazeta inFokus 10:04 | 11 July 2023

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka përkujtuar viktimat e Masakrës së Srebrenicës që ndodhi gjatë vitit 1995 në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se 8 mijë e 372 civilë boshnjakë janë vrarë brutalisht pasi forcat serbe kanë sulmuar “zonën e sigurt” të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë.

“Në këtë ditë, 28 vjet më parë, 8372 civilë boshnjakë u vranë brutalisht. Ata u vranë pasi forcat serbe sulmuan ‘zonën e sigurt’ të OKB-së në Srebrenicë. Deri më sot, në Serbi ka mohim për gjenocidin e Srebrenicës”, ka shkruar Çitaku, duke shtuar se kjo masakër nuk do të harrohet kurrë.

-Advertisement-

Të martën, më 11 korrik, shënohet 28-vjetori i gjenocidit në Srebrenicë. Më shumë se 8 mijë meshkuj myslimanë boshnjakë u vranë në Srebrenicë pasi forcat serbe sulmuan “zonën e sigurt” të Srebrenicës në korrik të vitit 1995, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera