Lajme

LDK kërkon dorëheqjen e ministres Gërvalla, e vlerëson si hipokrite

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 10 July 2023

Kryetarja e forumit të gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu ka kërkuar dorëheqjen e ministres Gërvalla.

Me një status në Facebook, Lushaku-Sadriu e ka quajtur kryediplomaten si hipokrite.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

“Ministrja e Kurtit, Znj. Gërvalla-Schwarz, DORËHIQU!

Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz paska vazhduar të mbrojë deklarimet e saja skandaloze, prap duke hedhur dyshimet e saj në rolin e BE-së për sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Një ministreje hipokrite si Gërvalla-Schëarz duhet të ia kujtojmë se BE është strukturë supranacionale, që ka garantuar paqen e sigurinë e saj tash 78 vjet pikërisht duke ndërtuar projektin më grandioz të paqes e integrimit. Këtë e ka arritur pikërisht duke u koordinuar me SHBA-në dhe ndërtuar strukturat e saj të sigurisë. E gjithë përpjekja disa dekadëshe e shteteve të BE-së dhe BE-së në Ballkanin perëndimor është dëshmi e vendosmërisë për të krijuar rajon të sigurtë. Gjithmonë në koordinim me SHBA;
dmth duke bërë pikërisht atë që ministrja dhe shefi i saj e paraqesin në Kosovë si të panevojshme.
Për të qenë të saktë, Kosova ka zgjedhur të synojë të integrohet në BE si rrugën e vetme të saj duke e ankoruar atë në Kushtetutë! Deri tani si ministre e jashtme, kjo qeveri ka bërë veprime pikërisht kundër këtij vizioni tonë shtetëror kushtetues; ka përçmuar BE-në si organizatë politike në të cilën Kosova ka aspirata t’i bashkohet.

Ministrja e Kurtit, Znj. Gërvalla-Schwarz, DORËHIQU! Dorëhiqu, ngase diskursi yt i paprecendent e veprimet e tua të pamençura janë duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Kosovës!

Përfundimisht, rruga e Kurtit dhe Gërvalla-Schëarz-it është rruga e izolimit dhe humbjes. Rruga që ofron LDK është një rrugë ku Kosova ecën bashkë me miq; është rrugë e fitores” thuhet në reagimin e Lushaku-Sadriut.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera