Lajme

Ministrja Gërvalla merr pjesë në “Forumin e Dubronvnikut 2023”

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 08 July 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla është duke marrë pjesë në “Forumin e Dubronvikut 2023”.

Pjesëmarrës në këtë forum janë edhe përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell bashkë me emisarin për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, si dhe emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,

Gjithashtu, pjesëmarrës është edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

-Advertisement-

Ndryshe, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët ka shkruar në Twitter se në forum kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Ne diskutuam mbështetjen për Ukrainën, dialogun Beograd-Prishtinë dhe klimën e investimeve në Afrikë”, ka shkruar ai.

Kurse, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka komentuar situatën aktuale në rajon në prag të konferencës ndërkombëtare në Dubrovnik, duke iu referuar veçanërisht krizës mes Kosovës dhe Serbisë si dhe lëvizjeve të fundit të Milorad Dodikut në Republikën Serbe të Bosnje-Hercegovinës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera