Britania do t’i sigurojë Ukrainës automjete speciale zjarrfikëse
Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 08 July 2023
Britania informoi të premten se do t’i sigurojë Ukrainës 15 automjete të ndërhyrjes së shpejtë dhe dy automjete të mëdha me shkumë përpara ditës së 500-të të fillimit luftës ruse.
“Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë Ukrainës 17 automjete të specializuara të zjarrfikësve për shërbimet e shpëtimit dhe zjarrit, kryesisht me burim nga Forca Ajrore Mbretërore (RAF) dhe Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtim, njëra prej tyre e ofruar nga Qeveria e Uellsit”, thuhet në një deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes.
Deklarata vuri në dukje se pajisjet do të ndihmojnë në forcimin e aftësisë së Ukrainës për t’iu përgjigjur dëmeve të shkaktuara nga sulmet ruse.
“Këto automjete të specializuara zjarrfikëse do të rrisin aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur infrastrukturën e saj nga fushata ruse e sulmeve me raketa dhe dron dhe do të vazhdojnë mbështetjen tonë për Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, tha sekretari i Mbrojtjes, Ben Wallace në një deklaratë.
Në përgatitje për mbërritjen e automjeteve, personeli i Shërbimit Ushtarak të Zjarrfikësve të Ukrainës kreu stërvitje në RAF Wittering, bazën kryesore operative dhe selinë e Forcave A4 RAF, e cila është një stacion kryesor për stërvitjen e fluturimit./AA/
Të tjera
-
Shkolla “Elena Gjika” del me sqarim për përdorimin e termeve “prindi 1 dhe prindi 2” për nënën dhe babain
Të martën në media u publikua një dokument i shkollës “Elena Gjika”, k...
-
Gjermania dëbon dhjetëra vetë nga Kosova e Serbia: Iu mohua e drejta për azil!
Gjermania ka nisur një ofensivë për dëbimin e personave të cilëve u mohohet e...
-
Princesha e Uellsit rikthehet në detyra publike pas kimioterapisë
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka organizuar takimin e saj të parë zyrt...
-
“Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar” Ramadani thotë se ministri Sveçla u mashtrua për Urën e Ibrit, e këshillon të dorëheqet
Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka rekomanduar ministrit të Bre...
-
Vdes shoferi i veturës, policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Deberllukë të Mitrovicës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Deberllukë në Mitrovic...
-
Punëtorët teknike të Kuvendit hynë në grevë, Zemaj: Trajtimi i tyre është jashtë njerëzores, grevë për dinjitet
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka vizituar punëtorët...
-
Behgjet Pacolli nuk ua jep rrogat, punëtorët ndalojnë punimet në aeroportin e Vlorës
Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të cilat po kryhen nga kompania...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta...
-
Musliu-Shoshi: Informojeni Glaukun se dialogu nuk është në ạrkivol, por më i fortë së kurrë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i është kundërpërgjigjur kryetarit ...
-
Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situat...
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...