Vranësirat e fundit të shiut largohen gradualisht nga rajoni, nga e diela nxehet moti
Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 07 July 2023
Pas një periudhe mjaft të gjatë të reshjeve shumë të shpeshta atmosferike sonte kemi largimin gradual të vranësirave të shiut dhe kësaj radhe për shumë ditë.
Fronti i ftohtë shkaktojë ulje të temperaturave në Kosovë dhe disa vise tjera kontinentale të rajonit, por ky front shumë pak do të ndjehet në shumë vise të Shqipërisë mesdhetare ose hiç fare.
Po ashtu ky front në disa vise kushtëzoi rrebeshe mjaft intensive dhe breshër që shkaktuan probleme dhe vërshime të shpejta. Në këto çaste vranësirat kryesore me rrebeshe shiu gjenden në veri të Maqedonisë së Veriut. Edhe atje gjatë orëve të natës do të stabilizohet atmosfera.
Tani kemi rritjen e shpejtë të presionit atmosferik që nënkupton depërtimin e masës ajrore anticiklonike. Kjo masë ajrore anticiklonike do të stabilizojë atmosferën dhe largojë përfundimisht vranësirat e shiut për disa ditë me radhë. Fillimisht do të jetë freskët në aspektin termik sidomos e shtuna në mëngjes dhe në mbrëmje. Nga e diela do të pasojë rritja e temperaturave dhe na pret mot i kthjellët dhe i nxehtë.
Gjatë javës fillon vala e nxehtësisë tropikale për shkak të ardhjes së masës së fuqishme të nxehtë ajrore me origjinë nga Afrika Veriore./METEOBALLKAN
Të tjera
-
Shkolla “Elena Gjika” del me sqarim për përdorimin e termeve “prindi 1 dhe prindi 2” për nënën dhe babain
Të martën në media u publikua një dokument i shkollës “Elena Gjika”, k...
-
Gjermania dëbon dhjetëra vetë nga Kosova e Serbia: Iu mohua e drejta për azil!
Gjermania ka nisur një ofensivë për dëbimin e personave të cilëve u mohohet e...
-
Princesha e Uellsit rikthehet në detyra publike pas kimioterapisë
Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka organizuar takimin e saj të parë zyrt...
-
“Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar” Ramadani thotë se ministri Sveçla u mashtrua për Urën e Ibrit, e këshillon të dorëheqet
Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka rekomanduar ministrit të Bre...
-
Vdes shoferi i veturës, policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Deberllukë të Mitrovicës
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Deberllukë në Mitrovic...
-
Punëtorët teknike të Kuvendit hynë në grevë, Zemaj: Trajtimi i tyre është jashtë njerëzores, grevë për dinjitet
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka vizituar punëtorët...
-
Behgjet Pacolli nuk ua jep rrogat, punëtorët ndalojnë punimet në aeroportin e Vlorës
Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të cilat po kryhen nga kompania...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta...
-
Musliu-Shoshi: Informojeni Glaukun se dialogu nuk është në ạrkivol, por më i fortë së kurrë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i është kundërpërgjigjur kryetarit ...
-
Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situat...
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...