Vendim surprizë nga Reus, tërhiqet pas pesë vitesh: Reflektova gjatë pushimeve dhe vendosa!
Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 07 July 2023
Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Marco Reus nuk do të jetë më kapiteni i Borussia Dortmund.
Sulmuesi anësor heq dorë nga fasha e kapitenit pas pesë vitesh si lider i grupit verdhezi, teksa vetë lojtari njoftoi vendimin e tij nëpërmjet një reagimi në kanalet zyrtare të klubit ku iu drejtua të gjithë tifozëve të Borussia Dortmund. Reus theksoi se kndjehet krenar për faktin se ka mbajtur shiritin e kapitenit në një klub si Dortmund ndërsa u shpreh i bindur se drejtuesit do identifikojnë një “trashëgimtar” të denjë.
“Të dashur tifozë të Dortmund, për mua është shumë e rëndësishme që ta bëj këtë njoftim. Gjatë pushimeve pata kohën e nevojshme për të reflektuar dhe kam vendosur të heq dorë nga shiriti i kapitenit. Ditën e enjte ia komunikova këtë vendim trajnerit Edin Terzic dhe drejtorit sportiv, Sebastian Kehl. Për pesë vite kisha nderin të isha kapiten i Dortmund, jam shumë krenar për këtë.
I falenderoj të gjithë për mbështetjen dhe jam i sigurt se trajneri dhe drejtori do të zgjedhin një pasues të denjë”, u shpreh Reus. Kujtojmë se 34-vjeçari është pjesë e Dortmund prej vitit 2012 dhe me një kontratë që skadon në vitn 2024, me shumë mundësi Reus do të luajë sezonin e fundit me verdhezinjtë dhe do ta bëjë këtë pa qenë kapiten i skuadrës.

T� tjera
-
Ky është parashikimi i motit për nesër
Nesër në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell, e vranësira lokale dhe rral...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të martën, në rend dite edhe Projektligji për Buxhetin 2027
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet të martën, më 17 nëntor, në orën...
-
KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të martën, këto janë zonat që preken
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar ...
-
Kënga nacionaliste serbe në Forumin e BE-së për zgjerimin shkakton polemika
Gjatë Forumit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, pas fjalimit të presidentes...
-
Çmimi i arit bie në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025
Çmimi i arit ra sot në nivelin më të ulët që nga shtatori 2025, pasi forcimi ...
-
Gashi-Hamdiu: Nga viti 2021, Kosovës iu shtuan vetëm 30 megavatë
Ajrina Gashi-Hamdiu, ish-anëtare e Bordit të Drejtorëve të Operatorit të Sist...
-
Shkoi në punë në ëmbëltore, kur doli nuk e gjeti veturën – Mitsubishi zhduket në Dardani të Prishtinës
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ish...
-
Time Kadrijaj: A po keni rrymë? Neve na mbyti terri, ky është veç fillimi
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e energ...
-
Probleme teknike në bankat e mëdha amerikane, mijëra klientë raportojnë vështirësi në aksesimin e llogarive
Klientët e Bank of America, JP Morgan Chase, Wells Fargo dhe disa bankave të ...
-
Mustafa: VV e mohonte që Kosova tregton rrymë nga Serbia, sot e ndaluan importin
Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka komentuar masat e Qeverisë për çështjen ...
-
Importi i lartë rrezikon shtrenjtimin e rrymës
Rritja e konsumit dhe importit të energjisë elektrike në Kosovë po i shton sh...
-
Aksidenti tragjik në Gjermani, Latifi ngushëllon familjet e dy të rinjve që humbën jetën
Lajmi i rëndë për vdekjen tragjike të dy të rinjve nga Komuna e Rahovecit në ...





























