Lajme

Masat e SHBA’së në festën e 4 Korrikut, Osmani mban fjalim, Kurti jo

Autori: Gazeta inFokus 21:07 | 06 July 2023

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë shumë kritike ndaj vendimeve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me veriun e Kosovës. Sekretari Amerikan, Antony Blinken kishte kundërshtuar mënyrën se si Kurti ka vepruar pa koordinim për Veriun, derisa në një deklaratë të Departamentit Amerikan të Shtetit ishte thënë se veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës do të kenë ndikim edhe në raportet ndërshtetërore SHBA-Kosovë.

Pas këtyre kritikave, SHBA ka marrë edhe masa. Kosova është përjashtuar nga operacioni ushtarak Defender Europe, ndërkohë që ka pasur edhe parlajmërime se mund të ketë masa edhe ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti personalisht.

Pavarësisht këtij raporti të acaruar me SHBA-në, Ambasada amerikane në Prishtinë, e kanë ftuar kryeminsitrin Albin Kurti që të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së, që po mbahet sot në Prishtinë.

-Advertisement-

Megjithatë Kurtit nuk i është dhënë fare fjala në këtë organizim, për dallim nga presidentja Vjosa Osmani, e cila iu është drejtuar të pranishmëve me një fjalë rasti.

SHBA vazhdon të insistoj se plani 3 pikësh i BE-së është rruga përpara. Deri tani s’ka pasur sinjale për pranimin e kërkesave të Brukselit nga Qeveria e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera