Lajme

Trajkoviq flet me gjuhën e Vuçiqit dhe propagandon për spastrim etnik të serbëve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:29 | 06 July 2023

Rada Trajoviq ka folur dje me gjuhën e Aleksandar Vuçiqit, njeriut që e mbajti në disa raste të burgosur për shkak që është këshilltare në Qeverinë e Kosovës.

Trajkoviq e ka akuzuar Kosovën se ka kryer dy spastrime etnike ndaj serbëve.

Ajo, ka tentuar t’i kundërpërgjigjet deklaratave të Kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin britanik, Alicia Kearns, e cila ka thënë se ka armë që po kontrabandohen nga Serbia në Kosovë, përmes autoambulancave dhe po shkarkohen në Kishat Ortodokse.

-Advertisement-

“Ajo që shumë po harrojnë (përfshirë disa vëzhgues ndërkombëtarë) është se komuniteti serb i Kosovës ka përjetuar dy spastrime etnike (në 1999 dhe 2004) në të cilat u viktimizua edhe kleri ynë. Dhuna e vitit 2004 filloi në shpinë të dezinformatave. Deklaratat e pabaza kushtojnë jetë në Kosovë”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera