Lajme

Çitaku: Presidente pse po heshtni?

Autori: Gazeta inFokus 17:51 | 05 July 2023

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për heshtjen e saj “karshi situatave të nëpër të cilën po kalon Kosova”.

Çitaku, përmes një postimi në Facebook, e ka pyetur presidenten Osmani, se cili është qëndrimi i saj për situatën në të cilën është vendi.

“Në politikë, e posaçërisht në situata të rënda sikur këto nëpër të cilat po kalon Kosova, heshtja është pajtim. Është nënshtrim”, ka shkruar Çitaku.

-Advertisement-

Më tej ajo ka pyetur “Presidente, cili është qëndrimi i juaj i qartë e pa gjeneralizime, për situatën në të cilën jemi? A mendoni njejtë si Kurti apo nuk pajtoheni me të?”

Ajo ka thënë se “qytetarët kanë nevojë të dëgjojnë nga ju. Konkretisht çka mendoni? Jo fraza”.

“Tërë karrierën politike e keni ndërtuar në antagonizma. Por, atëherë ka qenë populiste me e kundërshtu Thaçin, Mustafën… E tash? Pse po heshtni?”

Çitaku ka thënë se “nuk rrezikohet e ardhmja e vendit për një grusht vota e për likes në facebook”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera