Sport

Tani është zyrtare, PSG ndërpret kontratën me Galtier

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 05 July 2023

Tani është zyrtare, Christophe Galtier nuk është më trajner i Paris Saint-Germain, as në kontratë.

Këtë e bën të ditur vetë PSG përmes kanaleve të veta të komunikimit. Në orët në vijim do të zyrtarizohet emërimi i Luis Enrique-s

“Kontrata u ndërpre, falënderimet dhe urimet më të mira nga klubi shkojnë për Galtier dhe ndihmësit e tij, Thierry Oleksiak dhe Joao Sacramento,” shkruhet në njoftim.

-Advertisement-

I mbërritur te Paris Saint-Germain më 5 korrik 2022, Christophe Galtier e nisi këtë përvojë duke fituar Superkuën e Francës më 31 korrik 2022, teksa mposhti Nantes 4-0 në Tel Aviv.

Një javë më vonë, PSG fitoi 5-0 në Clermont, duke marrë kryesimin e kampionatit për të mos e lëshuar deri në fund, duke shënuar një rekord për futbollin francez.

Paris Saint-Germain fitoi titullin e 11-të të Ligue 1 nën komandën e tij, duke u bërë klubi më me shumë trofe kampioni në historinë e kampionatit francez.

Etiketa:
Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy