Lajme

Jabllanoviq ndalohet për kalim ilegal të kufirit

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 05 July 2023

Policia e Kosovës ka ndaluar të martën për kalim ilegal të kufirit ish-ministrin për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Jabllanoviq, i cili ishte i shoqëruar me gruan dhe fëmijët e tij, kishte hyrë në Kosovë përmes rrugëve alternative.

Lidhur me këtë rast ka njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku thuhet se i njëjti është liruar në mënyrë të rregullt.

-Advertisement-

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se kjo ka ndodhur dje në mbrëmje, derisa njësiti policor ka qenë në pikë statike.

“Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti, të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera