Lajme

Haradinaj kërkon front kundër Kurtit: Mocioni për shkarkimin e tij, sot është interes kombëtar

Autori: Gazeta inFokus 22:47 | 01 July 2023

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova me kryeministrin, Albin Kurti, “po hyn në një rrugë pa krye”, duke theksuar se mocioni për shkarkimin e Kurtit “sot është interes kombëtar”.

Këto deklarime, Haradinaj, i bëri pasi po raportohet se masat e BE-së ndaj Kosovës kanë hyrë në fuqi.

“I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit. Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

-Advertisement-

Sipas tij, hezitimi për të vepruar në një kohë krizë është bashkëfajësi.

“Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie. Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi. Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!”, ka shtuar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera