Lajme

Kosova s’përfshihet në programin 7,5 miliardë euro të BE-së për Ballkanin

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 30 June 2023

Kosova nuk është përfshirë në programin e Evropës Digjitale, vlera e të cilit është afro 7.5 miliardë euro.

Pjesë e këtij programi janë pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo edhe Kosova.

Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Digjitale, kështu ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në llogarinë e tij në Facebook.

-Advertisement-

“Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Evropës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliardë Euro”, ka shkruar Rama.

Sipas tij, agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera