Sport

Shtatë xhudistë përfaqësojnë Kosovën në Evropianin për Junior

Autori: Gazeta inFokus 18:00 | 30 June 2023

Shtatë xhudistë nga Kosova do të përfaqësojnë vendin tonë në Kupën Evropiane për Junior (grupmosha U21).

Ky Evropian i Juniorëve do të mbahet në Slovenj Gradec të Sllovenisë dhe zhvillohet më 1 dhe 2 korrik.

Pjesë e këtij Evropiane janë tri kontinente me 31 shtete me 365 garues, përfshirë këtu 235 meshkuj dhe 130 femra.

-Advertisement-

Pjesë e ekipit kosovar janë Muhamedin Veseli (-60 kilogramë), Muharrem Hyseni (-66 kg), Dion Sharapolli (-66 kg), Dardan Cena (-73 kg), Loris Sharapolli (-73 kg), Anes Veseli (-90 kg) dhe Dëbora Gjakova (-63 kg).

Bashkë me garuesit e tanë janë edhe trajnerët Fatos Tabaku e Mustafë Veseli.

Ndeshjet fillojnë nesër me fillim nga ora 09:00.

Düsseldorf–Prishtinë, dy fluturime në ditë – rezervoni me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy