Lajme

Arrestohet një arsimtar në Drenas për dhunë në familje, në xhepa i gjenden 19 mijë euro pa dëshmi për prejardhjen

Autori: Gazeta inFokus 20:06 | 29 June 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person me inicialet B.V, të dyshuar për dhunë në familje, të cilit pas kontrollit në stacion i janë gjetur 19 mijë euro në xhepa, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Policia ka bërë me dije se i dyshuari nuk nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi.

“Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore)”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht hetues policor nga njësiti rajonal për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, në konsultim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, sot me datë 29.06.2023, pas disa veprimeve operative/taktike dhe hetimore kanë arrit të sigurojnë informata dhe prova për të dyshuarin me iniciale (B.V.), i cili paraprakisht ishte arrestuar nga stacioni Policorë në Drenas nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje”, dyshohej edhe për kryerjen e një vepre tjetër penale.

Personi i dyshuar pasi ishte dërguar në Stacion Policore dhe nga Policia i ishte kërkuar për largimin dhe vendosjen mbi tavolinë të gjerave që posedon me vete. I dyshuari përveç gjerave personale, kishte nxjerr nga xhepat e tij para në vlerë rreth nëntëmbëdhjetë mijë euro (19,000.00), për të cilat i njëjti nuk posedonte asnjë dëshmi mbi prejardhjen e tyre, përveç se deklarimit verbal se parat i ka të kursyera nga pagat e tij si arsimtar dhe nga puna që bën me bujqësi (tregtimi me kultura të ndryshme bujqësore).

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari i lartcekur me iniciale, dyshohet se ka kryer veprën penale:“Tregtia e ndaluar” përcaktuar sipas kodit penal të RKS-së.

Në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga PTH – Prishtinë, sot me datë 29.06.2023, i dyshuari i lartcekur është shoqëruar në zyrat e njësisë rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prishtinë, me ç ‘rast është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar në prezencën e Avokatit Mbrojtës dhe nga aty është konsultuar edhe Prokurori kompetent nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm) për veprën penale “Dhunë në familje” me Aktvendim mbi ndalimin nga Prokurori kujdestar i dyshuari dërgohen në mbajtje prej 48 orëve, ndërsa për veprën penale “Tregtia e ndaluar”, në konsultim me Prokurorin kujdestar nga PTH – Prishtinë (Departamenti i Përgjithshëm), parat që i dyshuari posedonte me vete i janë sekuestruar përkohësisht, përderisa hetime tjera lidhur me rastin janë në proces.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera