Lajme

Rashiq voton kundër shpalljes së “Mbrojtjes Civile” e “Brigadës së Veriut” si organizata terroriste

Autori: Gazeta inFokus 12:30 | 29 June 2023

Qeveria e Kosovës i ka shpallur organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), organizata këto që operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe, duke thënë se ato janë përgjegjëse për tensionet e fundit në këtë zonë.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka votuar kundër kësaj pike në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se këto paraqesin rrezik për rendin kushtetues dhe sigurinë në Republikën e Kosovës.

-Advertisement-

“Bazuar në vlerësimet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës formacionet civile mbrojtjen Civile” (Civilna Zashtita) dhe komponenta e saj “Brigadën e Veriut” (Severna Brigada), paraqesin kërcenim serioz dhe të drejtpërdrejtë për rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikë së Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Albin Kurti, ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga këto grupe, si sulme ndaj KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera