Lajme

Rama deklarohet për shkarkimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të mbështetur nga opozita

Autori: Gazeta inFokus 21:03 | 27 June 2023

Në Kuvendin Komunal të Prishtinës po vazhojnë zhvillimet e jashtëzakonshme.

Përparim Rama, kryetari i Prishtinës, ka shkruar të martën se është shkarkaur kryesuesi i deritashë, Fehmi Kupina, që bashkë me opozitën e kishin marrë nën kontroll Kuvendi Komunal – një gjë që Rama e quan të paligjshme.

Ai ka shkruar në Facebook se janë anuluar vendimet e seancës së 8 qershorit, që sipas Ramës kanë qenë vendime të paligjshme të opozitarëve.

-Advertisement-

“Sot, Asambleja e #Kryeqyetit mbajti një seancë shumë të rëndësishme, në të cilën u kthye vullneti i qytetarëve të Kryeqytetit dhe legjitimiteti i përfaqësuesve të tyre. Kuvendi, me 27 vota, shkarkoi Kryesuesin e deritanishëm, i cili akt ishte i domosdoshëm si mesazh për të gjithë ata që interesat personale i vendosin para interesave të përgjithshme të qytetarëve të Prishtinës”.

“I përgëzoj asambleistët e Kryeqytetit të cilët rikonfirmuan shumicën demokratike qeverisëse, të cilët me votë të lirë anuluan vendimet e seancës së kundërligjshme të 8 qershorit. Askush nuk mund ta ndalë punën e madhe që po e bëjmë me ekipin për transformimin e #Prishtinës tonë”, ka shkruar Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera